Ndërlidhjet

KABUL


Presidenti afgan Hamid Karzai ka thënë se zgjedhjet presidenciale, fillimisht të caktuara për në qershor, janë shtyrë për shtator. Vendimi erdhi pas qëndrimit të Kombeve të Bashkuara se zgjedhjet nuk do të mund të mbahen në qershor, siç precizohej në marrëveshjen ndërkombëtare.
"Ne jemi përqendruar në mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në të njëjtën kohë", ka deklaruar Karzai, duke shpjeguar se komisioni zgjedhor i Kombeve të Bashkuara ka thënë se nëse doni të keni zgjedhje presidenciale dhe parlamentare njëkohësisht, kjo nuk është e mundur për shkaqe teknike, pasi nga 10 milionë afganë që duhen regjistruar, deri më tash janë regjistruar vetëm 1.6 milionë.
XS
SM
MD
LG