Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush do ta udhëhëheqë ceremoninë në Shtëpinë e Bardhë, e cila do ta shënojë pranimin formal të 7 vendeve të reja në NATO.
Do të marrin pjesë kryeministrat e Bullgarisë, Estonisë, Lituanisë, Letonisë, Rumanisë, Sllovakisë, Sllovenisë, si dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer.
Në ceremoninë e sotme do të jenë edhe kryeministrat e Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë, vendeve partnere që gjithashtu aspirojnë anëtarësimin në NATO.
XS
SM
MD
LG