Ndërlidhjet

UASHINGTON


Condoleezza Rice, këshilltarja e Sigurisë e presidentit George Bush, vazhdon të mos pranojë që të dëshmojë përpara komisionit të Kongresit të ngritur posacërisht për të hetuar sulmet e 11 shtatorit.
Rice ka deklaruar për mediat amerikane se është parim themelor, që këshillitarët e sigurisë nuk dëshmojnë në publik për arsye sigurie.
Sipas Thomas Kean, kreut të komisionit, që i përket partisë Republikane të presidentit Bush, Rice duhet të përgjigjet në akuzat e ish-këshilltarit për terrorizmin në Shtëpinë e Bardhë Richard Clarke, se para 11 shtatorit, presidenti Bush nënvlerësoi rrezikun që paraqiste Al-Kaeda.
XS
SM
MD
LG