Ndërlidhjet

logo-print

ANKARA


Partia konservatore turke në pushtet ka shënuar fitore të thellë në zgjedhjet për pushtetin lokal që u zhvilluan dje. Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit e kryeministrit Erdogan ka fituar me 10% më shumë se në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2002.
Kjo fitore ka forcuar pozitat e qeverisë turke në bisedimet që po zhvillohen në Zvicër lidhur me bashkimin e ishullit të ndarë të Qipros.
Në bisedimet e sotme për zgjidhjen e cështjes së Qipros, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Anan, ka paraqitur një raport prej 9 mijë faqesh. Synimi bisedimeve është ribashkimi i ishullit para 1 majit, datë kur Qiproja greke hyn në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG