Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush, drejtoi në Shtëpinë e Bardhë një ceremoni mirëseardhje për 7 vende, të cilat nga sot janë zyrtarisht anëtare të NATO-s.
Ceremoninë do ta ndjekin 7 kryeminsitrat e vendeve të reja anëtare. Në takim janë dhe kryetarët e qeverive të Shqipërisë, Maqedonisë e Kroacisë, nënshkruese të Kartës së Adriatikut.
Me këtë rast sekretari amerikan i shteti, Colin Powell ka deklaruar:
"Ceremonia që po zhvillojmë shënon hyrjen formale në Aleancën Veri Atlantike të 7 vendeve të pavarura dhe demokratike të Evropës, e pikërisht të Bullgarisë, Letonisë, Lituanisë, Estonisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë. 7 kryetarëve të qeverive që janë mbledhur këtu si dhe popujve të tyre do t'u thoja mirësevini në Aleancën më të madhe dhe më të suksesshme në historinë e njerëzimit."
Shefi i NATO-s, Scheffer, i cili po merr pjesë në këtë ceremoni, ka deklaruar gjatë ditës së aeroplanët luftarakë të NATO-s janë nisur drejt vendeve Balltike, anëtareve më të reja të NATO-s për të patrulluar në hapësirën ajrore të tyre.
Por përfaqësuesit e komitetit për mardhënie me jashtë të Dhomës së Sipërme të Parlamentit rus kanë vlerësuar me këtë rast se lufta kundër terrorizmit nuk kërkon ngritjen e bazave ushtarake në vendet fqinje me Rusinë.
XS
SM
MD
LG