Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan, ka larguar nga detyra Tun Myat, koordinatori i sigurisë për OKB-në, për shkak të dështimit në marrjen e masave të nevojshme të sigurisë për misionin në Irak, cfarë solli tragjedinë nga sulmi i gushtit të kaluar.
Annan ka shprehur pakënaqësinë për mënyrën e punës së nënsekretares së Përgjithshme Louise Frechette, e cila është e ngarkuar me mbikqyrjen e mundësive për rikthimin e Kombeve të Bashkuara në Irak.
Këto lëvizje janë bërë publike në të njëjtën ditë me publikimin e raportit mbi dështimin e masave të sigurisë në Bagdad, për misionin e Kombeve të Bashkuara atje.
XS
SM
MD
LG