Ndërlidhjet

BEOGRAD


Në Kuvendin e Serbisë sot u miratua ligji sipas të cilit parashihet ndihmë për të akuzuarit nga Tribunali i Hagës dhe për familjet e tyre. Agjencia Reuters raporton se ky ligj, i propozuar nga ultra-nacionalistët dhe i mbështetur nga Partia Socialiste e Sllobodan Millosheviqit, u miratua pa probleme. Diplomatët janë shprehur se mund të ndodhë që sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell, nuk do të jetë në gjendje ta vërtetoj bashkëpunimin e Beogradit me tribunalin e Hagës dhe kjo gjë do të shkaktoj suspendimin e ndihmës prej 50 milionë dollarësh gjatë këtij viti.
XS
SM
MD
LG