Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteteve të Bashkuara të Amerikës, George Bush ka thënë se pajtohet që të lejojë këshilltaren e saj për siguri kombëtare që të dëshmojë përpara komisionit hetues për sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në Nju Jork dhe Uashington.
"Udhëheqësit e Kongresit dhe komisioni pajtohen- ata pajtohen me mua se rrethanat e rastit Condoleeza Rice janë unike, pasi edhe ngjarjet e 11 shtatoirt ishin unike", ka thënë presidenti Bush. Shtëpia e Bardhë ka lejuar dëshminë publike të këshilltares Rice, me kusht që ajo të jetë zyrtarja e fundit e Shtëpisë së Bardhë që dëshmon publikisht, ndërkohë që presidenti Bush dhe nënpresidenti Dick Cheney do të flasin para komisionit, në një sesion me dyer të mbyllura.
XS
SM
MD
LG