Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Kryadministratori i Kosovës, Harri Holkeri dhe kryeminstri Bajram Rexhepi, shpallën sot Planin për zbatimin e standardeve për Kosovën. Me këtë rast, ata shprehën keqardhje që shpallja e këtij plani po bëhet në një situate të vështirë, pas trazirave të 17 dhe 18 Marsit. U tha se këto trazira kanë ndikuar dejtëpërësëdrejti në këtë plan, pasi standardet që bëjnë fjalë për kthimin e të zhvendosurve dhe ai për lirinë e lëvizjes do të rishikohen dhe korrigjohen. Kryeadministratori Harri Holkeri tha se "ky plan është i ngjashëm me programin e qeverisë së Kosovës, ku përcaktohen qëllimet, që duhet të përmbushen në standarde dhe afatizimet". Kryeministri Bajram Rexhepi tha se qeveria është e përkushtuar që ti përmbushë standardet, në mënyrë që në mesin e vitit 2005, të bëhet vlerësimi i tyre.
XS
SM
MD
LG