Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Shefat e diplomacive të vendeve anëtare të Natos, të premten në Bruksel do të bisedojnë për situatën në Kosovë, ka paralajmëruar zyrtari i lartë i departamentit amerikan të shtetit, Robert Bredke. Mbrëmë vonë ai ka thënë se "Në Kosovë ndodhi një valë e tmerrshme e dhunës dhe prioritet është që përsëri të arrihet siguria" – ka thënë Bredke. Ai mëtutje është shprehur se në këtë takim do të bëhet fjalë edhe për "fokusimin në përpjekjet që të vendosen standardet për udhëheqje, për sundimin e ligjit dhe për një shoqëri civile në Kosovë, e pastaj, në vitin 2005 të lëvizet kah bisedat për status".
XS
SM
MD
LG