Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush tha mbrëmë vonë se lejimi i këshilltares për siguri kombëtare, Condoleeza Rice për të dëshmuar publikisht para komisionit që heton sulmet teroriste të 11 shtatorit 2001, u bë për shkak se ai e konsideron të domosdoshëm krijimin e një pamjeje komplete të zhvillimeve para 11 shtatorit. Mëtutje presidenti amerikan, George Bush tha:
- Vendi ynë kurrë nuk duhet ti harroj humbjet ose mësimet e 11 Shtatorit, dhe ne nuk duhet të vlerësojmë se rreziku ka kaluar. Shtetet e Bashkuara do t'u kundërvihen rreziqeve për lirinë dhe sigurinë tonë.
Lidhur me këtë zhvillim, u prononncua edhe senatori amerikan, Charles Schumer, nga partia demokratike opozitare. Ai tha:
-Më vjen mirë që refuzimi për të bashkëpunuar përfundoi dhe shpresoj se komisioni do të vendos për një raport të vërtetë, të balancuar dhe të plotë lidhur me atë se ç'ka ishte ajo që gabuam dhe ajo që ne duhet ta bëjmë që diç e tillë të mos ndodhë kurrë më.
XS
SM
MD
LG