Ndërlidhjet

BEOGRAD


Duke komentuar paraqitjen e sotme të planit për implementimin e standardeve në Kosovë, zyrtari serb Nebojsha Çoviq, ka thënë se "ajo që sot e bën Harri Holkeri dhe Bajram Rexhepi është teatër dhe asgjë nga kjo nuk mund të pritet". Ai mëtutje ka thënë se "kjo është rruga drejt pavarësisë së Kosovës dhe ne nuk guxojmë të jemi pjesëmarrës në këtë gjë". Duke folur për lëvizjet e fundit të Bashkësisë ndërkombëtare pas dhunës në Kosovë, zoti Çoviq ka thënë se zyrtarët ndërkombëtarë, siç është Javier Solana, "gjatë vizitave që u bënë pjesëve të Kosovës, në të cilat, siç tha zyrtari serb, "ndodhi pastrimi etnik i serbëve", ishin të shokuar me pamjet, ndërsa të nesërmen Bashkimi Evropian, për të gjitha ato që ndodhën, publikoi kumtesën pa "ngjyrë, pa erë dhe pa shije". Mëtutje, shef i zyrës koordinuese të Serbisë për Kosovën, Nebojsha Çoviqi, tha se "kjo ndodhi edhe dje, kur në Kosovë dhe në Beograd qëndroi nënsekretari amerikan i shtetit Marc Grossman" dhe shtoi se "ata po përpiqen të funksionojnë me qasjen sikur nuk ka ndodhur asgjë". Ai tha se "tash asgjë në Kosovë nuk mund të jetë siç ishte para 17 Marsit".
XS
SM
MD
LG