Ndërlidhjet

BAGDAD


Administratori amerikan i Irakut, Paul Bremer ka thënë sot se vrasja e katër civilëve që punonin për forcat e koalicionit dhe vrasja e pesë ushtarëve, dje nuk do të do të kalojnë pa u ndëshkuar.
Duke u folur të diplomuarve në akademinë policore të Irakut, Bremer i përshkruajti vrasjet si "të pafalshme dhe të turpshme".
"Ngjarjet e djeshme në Fallujah janë një shembull dramatik i betejës ndërmjet dinjitetit njerëzor dhe barbarisë", ka thënë administratori Bremer. Trupat e katër civilëve që punonin për forcat e koalicionit, janë shkatërruar dhe janë copëtuar nga masa. Disa nga trupat e djegur janë zvarritur më pas nëpër rrugë.
Zyrtarë të ushtrisë amerikane kanë thënë se së paku 48 ushtarë amerikanë kanë humbur jetën në Irak vetëm gjatë muajit mars.
XS
SM
MD
LG