Ndërlidhjet

BERLIN


Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërhyrë në Irak dhe kanë rrëzuar një regjim regjim mizor, pavarësisht se disa shtete evropiane përfshirë Gjermaninë, nuk e përkrahën këtë ndërhyrje, ka deklaruar në Berlin, sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell.
Iraku ishte një çështje shumë e debatueshme siç e dimë të gjithë. Gjermania nuk u pajtua me vendimin e presidentit Bush, kryeministrit Blair, kryeministrit Berluskoni dhe kryeministrit Aznar për të shkuar në Irak, por ne e bëmë këtë, tha Powell për të shtuar se në Irak SHBA-të rrëzuan një regjim të tmerrshëm, që kishte shtypur popullin e tij, sulmonte fqinjët dhe që mbyste me gaz popullin e tij. Sidomos këtu në Berlin dhe në Gjermani duhet të jeni të ndieshëm ndaj kësaj çështjeje - është fjala për një regjim që ka mbytur me gazra helmuese 5000 qytetarë të vet, tha Powell.
XS
SM
MD
LG