Ndërlidhjet

logo-print

BERLIN


Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërhyrë në Irak dhe kanë rrëzuar një regjim regjim mizor, ka deklaruar në Berlin, sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell.
Iraku ishte një çështje shumë e debatueshme siç e dimë të gjithë. Gjermania nuk u pajtua me vendimin e presidentit Bush, kryeministrit Blair, kryeministrit Berluskoni dhe kryeministrit Aznar për të shkuar në Irak, por ne e bëmë këtë, tha Powell, për të shtuar se në Irak SHBA-të rrëzuan një regjim të tmerrshëm, zhvillonte armë të shkatërrimit masive dhe mbyste me gaz popullin e tij. Këtu në Berlin dhe në Gjermani duhet të jeni veçanërisht të ndieshëm ndaj kësaj çështjeje - është fjala për një regjim që ka mbytur me gazra helmuese 5000 qytetarë të vet, tha Powell.
Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara presin një rezolutë të re për Irakun nga Kombet e bashkuara përpara se t'ua dorëzojnë kompetencat autoriteteve vendore në Bagdad.
XS
SM
MD
LG