Ndërlidhjet

MADRID


Policia spanjolle ka gjetur sot një bombë të pashpërthyer në linjën hekurudhore ndërmjet Madridit dhe Seviljes. Ministri i brendshëm Angel Acebes tha se bomba është zbuluar pasi një punëtor i hekurudhës kishte njoftuar për një pako të dyshimtë rreth 60 kilometra në jug të Madridit. Pakoja e gjetur përmbante 10 kilogramë dinamit. Një seri bombash patën shpërthyer në Madrid më 11 mars, duke lënë të vrarë 191 njerëz.
XS
SM
MD
LG