Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeadministratori ndërkombëtar i Kosovës, Harri Holkeri, gjatë një takimi me kryeministrin e Serbisë, Vojislav Koshtunica, sot në Beograd, ka thënë se prioritet i UNMIK-ut është nxjerrja para drejtësisë e organizatorëve të dhunës së fundit në Kosovë dhe ndërtimi i shtëpive dhe kishave të dëmtuara, bën të ditur zyra e UNMIK-ut në Prishtinë. Ndërkaq kryeministri i Serbisë, Koshtunica ka thënë se qeveria e tij së shpejti do të propozojë një plan për të zgjidhur problemet e serbëve të Kosovës përmes institucioneve. Në komunikatën e zyrës së Koshtunicës nuk jepen detaje të tjera, por thuhet se kjo do të jetë një zgjidhje demokratike që respekton normat dhe standardet evropiane të të drejtave të njeriut.
XS
SM
MD
LG