Ndërlidhjet

logo-print

MADRID


Policia spanjolle ka gjetur sot një bombë të pashpërthyer në linjën hekurudhore ndërmjet Madridit dhe Seviljes. Ministri i brendshëm Angel Acebes tha se një punëtor i hekurudhës kishte njoftuar për një pako të dyshimtë, e cila përmbante 10 kilogramë dinamit. Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se do të kërkojnë ndihmën e ushtrisë për të ruajtur hekurudhat.
Ndërkohë sot në Madrid ministri i jashtëm irakien, Hoshyar Zebari, ka thënë se vendi i tij e mirëpret një rezolutë të re të Kombeve të Bashkuara për Irakun, me ç'gjë do të vendosej një qeveri sovrane, por Irakut i duhet ende përkrahja e forcave të koalicionit, ka thënë ai.
XS
SM
MD
LG