Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Ambasadori gjerman në Kombet e Bashkuara, Gunter Pleuger, që kryeson Këshillin e Sigurimit, ka thënë se dhuna në Kosovë dhe mossuksesi për të ndërtuar një shoqëri multietnike treguan se Kombet e Bashkuara duhet të organizohen për të qëndruar në Kosovë për një periudhë më të gjatë.
Ne duhet të mendojmë nëse ky mision duhet të mbështetet vetëm nga Kombet e Bashkuara dhe nga NATO, apo mbase Unioni Evropian duhet të bëjë aranzhmane që në Kosovë të përfshihet më intensivisht, ka thënë Gunter Pleuger. ambsadori gjerman ka thënë se Këshilli i Sigurimit sërish do të diskutojë për Kosovën më 14 prill.
Me këtë rast, udhëheqësi i Kishës Orthodokse Serbe në Kosovë, peshkopi Artemije, ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara që të rrisë numrin e trupave ndërkombëtare në Kosovë dhe të shqyrtojë mundësinë e dhënies së një mandati të ri për misionin aktual. Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ai e ka cilësuar të dështuar.
XS
SM
MD
LG