Ndërlidhjet

UASHINGTON


Qeveria amerikane ka zgjeruar programin e evidencimit të vizitorëve të huaj që hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Që nga 30 shtatori, të gjithë të huajt që hyjnë në Shtetet e Bashkuara duhet të deponojnë shenjat e gishtërinjve dhe të fotografohen. Këto masa përfshijnë edhe qytetarët nga vendet aleate, si Britania e Madhe, Australia dhe Japonia, ndërkohë që këtë nuk janë të detyruar ta bëjnë vetëm qytetarët nga Kanadaja dhe Meksika fqinje.
"Njerëzit do ta shohin se kjo është në pajtim me mikpritjen amerikane dhe se kjo është një siguri e shtuar që do të ndihmojë edhe vetë udhëtimet, pasi ne do të mund të identifikojmë vizitorët e shpeshtë dhe të vërtetojmë identitetin e tyre, ka deklaruar nënsekretari i departamentit për siguri kombëtare, Asa Hutchinson.
XS
SM
MD
LG