Ndërlidhjet

logo-print

TEHERAN


Irani ka këmbëngulur se nuk ka fshehur asnjë objekt nuklear nga inspektorët e Kombeve të Bashkuara dhe as ka shkelur zotimet dhënë agjencisë mbikëqyrëse të Kombeve të Bashkuara për energji nukleare, me të cilën Irani ka bashkëpunim të mirë, tha ministri i jashtëm Hamid Reza Asefi.
Përdorimi paqësor i energjisë nukleare është e drejtë natyrore dhe legjitime e Iranit, ka thënë ministri Asefi, duke shtuar se Irani nuk do të heqë dorë nga kjo politikë. Irani i është nënshtruar një presioni ndërkombëtar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak se sipas tyre Irani po prodhon armë nukleare, por Irani këmbëngul se ambiciet e tij nukleare kanë të bëjnë vetëm me prodhimin e energjisë elektrike.
XS
SM
MD
LG