Ndërlidhjet

logo-print

NAXHAF


Sot në qytetin Najaf të Irakut ka pasur shkëmbim zjarri që ka shpërthyer gjatë protestave antiamerikane të disa mijëra irakienëve. Zyrtarë të spitalit të qytetit kanë thënë se së paku katërmbëdhjetë persona janë vrarë me këtë rast, ndërsa 30 të tjerë janë plagosur në përleshjet ndërmjet protestuesve dhe forcave spanjolle.
Administratori amerikan i Irakut, Paul Bremer lidhur me protesat ka thënë: "Një grup njerëzish në Najaf e kapërcyen linjën dhe kaluan në dhunë. Kjo nuk do të lejohet, as nga forcat e koalicionit, as nga populli i Irakut dhe as nga forcat irakiene të sigurisë.
Protestuesit kanë kërkuar lirimin e Mustafa al Jakubit, ndihmës i klerikut të myslimanëve shiitë, Muktada al-Sadr, që thuhet të jetë arrestuar nga forcat spanjolle për nxitje të dhunës kundër trupave të koalicionit.
XS
SM
MD
LG