Ndërlidhjet

MADRID


Së paku katër të dyshuar për sulmet e 11 marsit të Madrid kanë hedhur veten në erë mbrëmë kur policia spanjolle ka rrethuar banesën e tyre në një paralagje të Madridit. Ministri i brendshëm i Spanjës Angel Acebes ka thënë se në mesin e të vrarëve është edhe i dyshuari kryesor për sulmet e 11 marsit, Abdelmaxhid Farkhet, i njohur si "Tuniziani". Një pjesëtar i policisë ka humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit. "Aktualisht mund t'ju them se në vendin e ngjarjes janë trupat e katër terroristëve të dyshuar, të cilët duket ta kenë vrarë veten, por nuk mund të përjashtojmë mundësinë e gjetjes së më shumë trupave", ka thënë ministris Acebes.
Ai ka thënë gjithashtu se dy apo tre të dyshuar të tjerë mund të kenë ikur, ndërsa në banesën e tyre policia ka gjetur dhjetë kilogram eksploziv dhe 200 detonatorë.
XS
SM
MD
LG