Ndërlidhjet

BASRA


Ministria britanike e mbrojtjes ka thënë se një grup i militantëve shiitë e ka marë kontrollin mbi ndërtesën qeveritare në qytetin jugor të Irakut, Basra. Ndërkohë, administratori amerikan i Irakut, Paul Bremer ka thënë se kjo nuk do të tolerohet: "Al-Sadri po përpiqet të vendosë pushtetin e tij në vend të pushtetit legjitim të qeverisë irakiene dhe koalicioni, por ne nuk do ta tolerojmë këtë", ka thënë administratori Bremer.
Agjencitë thonë se helikopterët amerikanë kanë qëlluar sot mbi një lagje me shumicë shiite në Bagdad. Korrespondenti i radios Evropa e Lirë, Sami Alkhoja që ndodhet në al-Sadr, tha: "Njerëzit po qëllojnë kundër helikopterëve. Dy-tre njerëz janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur, tha Alkhoja, sipas të cilit shumë nga njerëzit kanë pushkë, mitralozë dhe raketa, ndersa situata është në pikën e vlimit".
XS
SM
MD
LG