Ndërlidhjet

logo-print

MADRID


Një grup që ka marrë përgjegjësinë për sulmet e 11 marsit në Madrid, i ka dërguar një letër gazetës spanjolle ABC, duke u kërcënuar se do ta kthejë vendin në ferr, nëse nuk ndërpritet përkrahja për Amerikën dhe nuk tërhiqen forcat spanjolle nga Iraku dhe Afganistani. Letra e shkruar me dorë, në arabisht, ka arritur me faks në gazetë vetëm pak orë para se pesë të dyshuarit për sulmin e Madridit ta hidhnin veten në erë për t'iu shmangur arrestimit. Letra përcakton 4 prillin si afat të fundit për tërheqjen e trupave, përndryshe, vendi do të shndërrohet në ferr dhe gjaku do të rrjedhë lumë, thuhet në kërcënimin e grupit që thotë se është pjesë e Al-Qaidas në Evropë.
XS
SM
MD
LG