Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Presidenti rus Vladimir Putin gjatë një takimi sot në Kremlin me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, ka vlerësuar rolin e Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e mospajtimeve.
"Në dëgjojmë andej-këndej se Kombet e Bashkuara nuk mund të zgjidhin detyra të vështira, por do të doja të shihja se si do të zhvilloheshin marrëdhëniet ndërkombëtare pa Kombet e Bashkuara", ka thënë Putin.
Duke i përshkruar raportet globale, Anan ka thënë: "Tensionet që kanë ekzistuar vitin e shkuar, paksa kanë rënë dhe unë po i shoh qeveritë e ndryshme që po ulen bashkë dhe po prekin çështje me interes të përbashkët. Anan ka shkuar në Moskë për një vizitë triditëshe, gjatë së cilës pritet të bisedohet për Irakun dhe Kosovën.
XS
SM
MD
LG