Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP


Definimi i statusit përfundimtare të Kosovës në njëfarë mënyre do të jetë testi i fundit për Ballkanin dhe rajonin në përgjithësi ka thënë kryeministri i Maqedonisë Branko Cërvenkoski. Ai ka thënë se definimi i statusit përfundimtar për Kosovën duhet të realizohet me një kujdes të veçantë, në mënyrë që të mos nxitet nje destabilizim i ri ne rajon. "Unë jam nga ata që tërë kohën theksojnë se e ardhmja e Kosovës dhe e ardhmja e Maqedonisë në asnjë menyrë nuk lidhen njëra me tjetrën", tha Cërvenkovski. Ai tha po ashtu se deri sa të përcaktohet statusi final për Kosovën, Maqedonia duhet maksimalisht ta shfrytzojë këtë kohë. "Në tërësi duhet të implementohet Marrëveshja Kornizë e Ohrit në atë mënyrë që të përmbyllen të gjitha çështjet e hapura në planin ndëretnik e më pas të definohet kufiri verior i Maqedonisë me Kosovën, që do të njihej nga autoritetet zyrtare të Kosovës", ka thënë Cërvenkovski.
XS
SM
MD
LG