Ndërlidhjet

SHARLOTTE/KAROLINA E VERIUT


Presidenti amerikan George Bush tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë që dhuna në Irak, të ndikojë në fushatën për vendosjen e demokracisë.
Në fjalimin në qytetin Sharlotte në Karolinën e Veriut, Bush tha se është i përkushtuar që 30 Qershori të jetë afati i fundit për bartjen e pushtetit tek irakienët, duke shtuar se "Shtetet e Bashkuara nuk do të lëkunden nga gangsterët dhe terroristët".
"Qëllimi është për t'u siguruar se afati mbetet i njëjti. Besoj që deri në 30 Qershor do të mund ta bartim pushtetin, dhe në këtë drejtim punojmë ", tha Bush.
Presidenti amerikan foli edhe për punën e komisionit dypalësh, i cili i heton sulmet e 11 Shtatorit 2001.
"Mezi pres t'i ndaj informacionet me ta. Dua të jem i qartë. Po t'i kishim informatat e nevojshme për të penguar sulmet, unë ato do t'i ndalja. Jam i bindur se njësoj do të vepronte çdo qeveri", tha presidenti amerikan.
XS
SM
MD
LG