Ndërlidhjet

BAGDAD


Përleshje të reja ndërmjet forcave të koalicionit dhe militantëve irakienë kanë shpërthyer edhe gjatë ditës së sotme në disa zona të Bagdadit dhe në vende të tjera në Irak. Njoftohet edhe për viktima. Korrespondenti i radios Evropa e Lirë, Sami Alkhoja, duke përshkruar zhvillimet në Bagdad tha se atje ka pasur përleshje, sidomos, në lagjen Adhamia, që është një zonë e banuar nga sunitët, tha Alkhoja sipas të cilit në qytet janë zhvilluar luftime të ashpra, ndërkohë që në paralagjen problematike al-Sadr ka pasur edhe bombardime.
Në Nasiria janë vrarë dy irakienë dhe janë plagosur disa ushtarë italianë, ndërsa katër marinsa amerikanë janë vrarë dje në provincën Anbar.
XS
SM
MD
LG