Ndërlidhjet

logo-print

BANJALLUKË


Gjatë një vizite që i ka bërë Banjallukës, administratori ndërkombëtar i Bosnjës Pady Ashdoun ka kërkuar nga Partia Demokratike Serbe të dorëzojë të dyshuarit për krime të luftës. Sipas tij, është e mundshme që Partia Demokratike Serbe ende e financon Radovan Karaxhiqin, që është edhe themelues i saj. Kjo parti fajësohet si pengesë për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës për krime të luftës, ndërkohë që shumica e serbëve të Bosnjës të dyshuar për krime lufte vijnë nga kjo parti
XS
SM
MD
LG