Ndërlidhjet

PRAGË


Në një letër të botuar sot në të përditshmen Nju Jork Tajms, Richard Sklar, ish përfaqësues special për implementimin civil të marrëveshjes së Dejtonit, i presidentit të dikurshëm amerikan, Bill Clinton, ka shkruar se "shqiptarët e Kosovës, me 90% të popullësisë, kurrë nuk do të lejojnë reintegrimin me Serbinë, që dominoi, diskriminoi dhe në fund provoi që ti largoj jashtë Kosovës apo ti vrasë". Mëtutje zoti Sklar shkruan se "perëndimi duhet të kërkoj një plan për ndërtimin e demokracisë dhe për mbrojtjen e pakicave aq sa Amerika po përpiqet ta bëjë këtë në Irak" dhe shton se kjo duhet të bëhet në një afat sa më të shpejtë. Ai mëtutje shkruan se "nëse shqiptarët e Kosovës e dinë se pavarësia do të realizohej brenda 5 vitesh, ata, ka më tepër gjasë, se do ti plotësonin kërkesat e arsyeshme për mbrojtjen dhe integrimin e Serbëve që dëshirojnë të mbeten në Kosovë se sa nëse ballafaqohen me një status të papërcaktuar si protektorat".
XS
SM
MD
LG