Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka kumtuar sot se katër ushtarë amerikanë janë vrarë në luftimet e djeshme në provincën perëndimore të Irakut, Anbar, ku gjendet edhe qyteti Falluxha. Ushtria amerikane poashtu ka kumtuar se në pjesën veriore të Bagdadit dje dhe sot, në tri incidente të ndara, janë vrarë tre ushtarë të Shteteve të Bashkuara. Raportohet se në qytetin jugor Nasiria, dy irakianë janë vrarë dhe disa ushtarë italianë janë plagosur në përleshjet me përkrahësit e liderit fetar shiit, Moktada al-Sadër, i cili ka kritikuar ashpër koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.
Dhuna e fundit ndodhi pasi autoritetet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë publikuar një fletë-arrest kundër al – Sadrit në lidhje me vrasjen e një lideri rival fetar vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG