Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se përkushtimi i Shteteve të Bashkuara në Irak mbetet i palëkundur pavarësisht nga raportet se së paku 12 ushtarë amerikanë janë vrarë në luftimet e fundit atje. 12 ushtarët u vranë kur kryengritësit irakianë sulmuan pozicionin e tyre afër pallatit të guvernatorit në vendin Ramadi, në perëndim të Bagdadit. Është raportuar se dhjetëra kryengritës u vranë në luftimet në Ramadi. Forcat e koalicionit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin operacione për ta shkatërruar një grup të armatosur që është nën udhëheqjen e liderit radikal fetar shiit, Moqtada al-Sadr, ka kumtuar sot ushtria amerikane. Gjatë tri ditëve të përleshjeve, janë vrarë më se 100 irakianë, përfshirë këtu edhe civilë dhe së paku 30 ushtarë të koalicionit.
XS
SM
MD
LG