Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zëdhënësi i departamentit të shtetit, Adam Ereli tha mbrëmë vonë se kjo që po ndodhë në Irak "është një përpjekje e një numri të vogël të njerëzve për ta rezistuar pushtetin e ligjit dhe plularizmin politik". Mëtutje zoti Ereli u shpreh edhe për liderin fetar shiit, Moqtada al-Sadr:
- Sadrin dhe numrin e vogël të përkrahësve të tij, nuk e shohim si përfaqësues të çështjes fetare, por më tepër si përfaqësues të një gangsterizmi politik. Ata nuk po veprojnë në emër të religjionit…ata po veprojnë për të marrë për vete fuqi politike dhe ndikim nëpërmjet të dhunës.

Lidhur me zhvillimet në Irak, mbrëmë vonë, foli edhe kandidati demokrat për president amerikan, John Kerri.
-Ne duhet të jemi të suksesshëm në Irak, siç kamë thënë shumë herë. Por ne duhet të jemi të suksesshëm duke ndjekur politikën që ka kuptim, që i sjell të gjitha vendet në tryezë për ta kuptuar këtë çështje. Populli amerikan duhet ta dijë se kush do ta marrë autoritetin në qershor dhe çfarë do të jenë konsekuencat.
XS
SM
MD
LG