Ndërlidhjet

BAGDAD


Njësitë e marinës amerikane sot kanë arritur të hyjnë në qytetin Fallujah, pasi ishin zotuar të marrin kontrollin mbi këtë qytet ku javën e shkuar u mbytën mizorisht katër punëtorë amerikanë. Ndërkohë bëhet e ditur se një predhë e shkrepur nga aeroplanët amerikanë ka qëlluar një xhami në këtë qytet duke vrarë disa njerëz. Njoftimi ka ardhur në kohën kur në disa vende në Irak është njoftuar për luftime të ashpra. Ushtria amerikane ka thënë, ndërkohë se do ta shkatërrojë milicinë Ushtria e Mehdiut, lojale ndaj klerikut Moqtada al-Sadr: "Në rajonet qendrore dhe jugore, forcat e koalicionit dhe forcat irakiene të sigurisë për ndërmarrin operacione për të shkatërruar Ushtrinë e Mehdiut", tha zëdhënësi i forcave të koalicionit, Kimmit, duke e ftuar al-Sadrin që të dorëzohet.
Më shumë se 30 irakienë janë vrarë gjatë natës në përleshjet ndërmjet forcave të koalicionit dhe militantëve në qytetin Fallujah.
ndërkaq në qytetin Ramadi 12 ushtarë amerikanë janë vrarë kur militantët irakienë kanë sulmuar pozicionet e tyre në afarësi të pallatit qeveritar. Luftime të ashpra po zhvillohen edhe në qytetin Nasiria.
XS
SM
MD
LG