Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se vendosmëria amerikane në Irak ka mbetur e palëkundur, me gjithë luftimet e tri ditëve të fundit, ku u vranë dhjetëra ushtarë amerikanë.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Adam Ereli tha se kjo që po ndodh në Irak është përpjekje e një numri të vogël njerëzish për t'i rezistuar sundimit të ligjit dhe pluralizmit politik: "Ne po përballemi me një numër të vogël njerëzish, që kundërshtojnë sundimin e ligjit dhe pluralizmin politik dhe që përdorin dhunën për t'ua imponuar pikëpamjet e veta shumicës së qytetarëve të Irakut".
Ndërkaq kandidati presidencial i demokratëve, John Kerry ka thënë se ne duhet të jemi të kujdesshëm në Irak, pasi populli amerikan duhet ta dijë se kush do ta marrë autoritetin në qershor dhe çfarë do të jenë pasojat.
XS
SM
MD
LG