Ndërlidhjet

MOSKË


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer i ka bërë thirrje Rusisë që të mos shqetësohet për shkak të zgjerimit të aleancës, por të përqendrohet në bashkëpunimin për luftimin e terrorizmit. Në prag të vizitës Moskës, Scheffer i ka deklaruar shtypit rus se një pjesë e amdhe e ushtrisë ruse ende po qëndron në idenë se NATO-ja është bllok ushtarak me doktrinë agresive të luftës. Megjithatë, ministri rus i Mbrojtjes Ivanov i ka përsëritur në Uashington kritikat e tij: "Nuk kemi iluzione për arsyet e pranimit të vdeneve baltike në NATO dhe për dërgimin e aeroplanëve të NATO-s atje. Kjo nuk ka të bëjë me luftën kundër terrorizmit". Ai ka thënë se nuk mund të flitet për partneritet me Perëndimin, pasi Perëndimi ka dështuar të bëjë kompromis me Rusinë për çështje të sigurisë.
XS
SM
MD
LG