Ndërlidhjet

HAMBURG


Avokatët e të dyshuarit të vetëm të dënuar për përfshirje në sulmet e 11 shtatorit në SHBA thanë se ai është liruar nga një burg i Gjermanisë pasi rasti i tij do të rigjykohet. Munir el Motassadeq nga Maroku qe dënuar më 15 vjet burg në shkurt të vitit të kaluar për shkak të dhënies së ndihmës logjistike një celule të al-Qaidas në Hamburg ku bënin pjesë edhe tre rrëmbyesit e aeroplanëve me të cilët u kryen sulmet e 11 shtatorit, ku u vranë 3.000 njerëz.
XS
SM
MD
LG