Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtëpia e Bardhë tha se vendosmëria amerikane në Irak ka mbetur e palëkundur, me gjithë luftimet e fundit, ku u vranë dhjetëra ushtarë amerikanë.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Adam Ereli tha:
"Ajo që aktualisht përballemi, janë një numër i vogël njerëzish, që kundërshtojnë sundimin e ligjit dhe pluralizmin politik dhe që përdorin dhunën për t'ua imponuar pikëpamjet e veta shumicës së qytetarëve të Irakut", tha Ereli.
Gjendja në Irak do të jetë në fokus të bisedimeve javën e ardhshme ndërmjet kryeministrit britanik Tony Blair dhe presidentit të Shteteve tëBashkuara George Bush.
Në Kairo, kreu i Ligës Arabe Amr Moussa u kërkoi Kombeve të Bashkuara të intervenojnë për ta ndaluar dhunën.
Presidenti i Sirisë Bashar Assad dhe Mbreti i Jordanit Abdullah bënë thirrje për një rol më të madh të Kombeve të Bashkuara.
Në Tokio, zëdhënësi i qeverisë Yasuo Fukuda gjithashtu kërkoi ndërhyrjen e Kombeve të Bashkuara në Irak.
XS
SM
MD
LG