Ndërlidhjet

BAGDAD


Në qytetin Naxhaf personat e armatosur shiitë kanë marrë kontrollin në ndërtesat e policisë dhe ato qeveritare, ka thënë sot gjenerali amerikan Ricardo Sanchez. Ai ka thënë se forcat e koalicionit ende janë në qytetin Falluxha, në bazat e veta të mëparshme. Mëtutje, duke folur para reporterëve sot në Bagdad, gjenerali Sanchez tha:
- Vlerësimi im është se ne do të vazhdojmë ta shohim këtë dhunë për një kohë, derisa Mokqtada al-Sadr të dorëzohet ose mislicia e tij të shkatërrohet.
Ai pastaj foli edhe për planet e forcave të koalicionit, që udhëhiqen nga Shtetet e Bashkuara:
- Forcat e koalicionit do të ndërmarrin operacione ushtarake të fuqishme, të kujdesshme dhe shumë të ashpra derisa ta përfundojnë punën. Ne jemi të përkushtuar dhe ne nuk do të zbrapsemi. Të jemi të qartë...ne do të vazhdojmë me sulme dersia ndikimi i al-Sadrit të eliminohet dhe kur milicia e tij nuk do të jetë kërcënim për Irakun dhe për banorët e tij.
XS
SM
MD
LG