Ndërlidhjet

BAGDAD


Një konvoj prej mijëra irakianëve suni dhe shiitë me forcë kaluan postblloqet e ushtrisë amerikane në rrugën e tyre për t'ju dërguar ndihma qytetarëve në qytetetin e rrethuar, Falluxha. Sipas raporteve, trupat e Shteteve të Bashkuara me makina të blinduara u përpoqën ta ndalin konvojin e veturave dhe këmbësorët që të mos arrijnë në vendin ku ushtarët amerikanë ishin të angazhuar në përleshje të ashpra me kryengritësit. Nga spitali në Falluxha është bërë e ditur se së paku 280 irakianë kanë vdekur gjatë përleshjeve të disa ditëve të fundit në këtë qytet. Në qytetin e Qerbelasë trupat e Polonisë dhe të Bullgarisë gjatë natës luftuan me kryengritësit. Një zyrtar i siptalit ka thënë se ishin vrarë katër irakianë dhe ishin plagosur më se 16 persona. Në përleshjet e kësaj jave janë vrarë 35 ushtarë amerikanë dhe pjesëtarë të forcave të koalicionuit dhe disa qindra irakianë.
XS
SM
MD
LG