Ndërlidhjet

MOSKË


Sekretari i përgjithshëm i Natos, Jaap de Hoop Scheffer, gjatë qëndrimit të tij në Moskë, po synon ti bindë rusët se zgjerimi i fundit i aleancës veri-atlantike nuk paraqet kërcënim për Rusinë. Sot pas takimit me ministrin e mbrojtjes së Rusisë, Sergei Ivanov, zoti Scheffer tha:
- Natoja e zgjeruar nuk ka ndonjë motiv ose plan që do të çonte në kundërshtimin e interesave të Rusisë.
Ndërsa, presidenti i Rusisë, Vlladimit Putin, gjatë takimit të sotëm me sekretarin e përgjithshëm të Natos, pos tjerash tha:
- Jeta ka konfirmuar se ky zgjerim i Natos nuk na ndihmon ne për t'ju përgjigjur në mënyrë efektive kërcënimeve me të cilat ballafaqohemi sot. Ky zgjerim nuk mund ti parandaloj sulmet terroriste si ai në Madrid ose që të na ndihmoj në zgjidhjen e problemeve në rikonstruktimin e Afganistanit.
XS
SM
MD
LG