Ndërlidhjet

KRAFORD, TEKSAS


Agjencia Reuters, duke u mbështetur në agjencinë ruse Inter-faks, informon se presidenti amerikan Bush e ka ftuar me telefon presidentin rus Putin dhe se të dy liderët kanë shkëmbyer pikëpamjet e tyre lidhur me situatën në zonat e konflikteve botërore, në Irak, në Kosovë dhe në Afganistan. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush ka biseduar sot me telefon me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin lidhur me Irakun, duke pasur parasysh përkeqësimin e situatës atje, ka kumtuar Shtëpia e Bardhë. Ky është kontakti i dytë telefonik i nivelit të lartë i zotit Bush. Dje ai bisedoi me kryeministrin e Britanisë, Tony Blair.
XS
SM
MD
LG