Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Harri Holkeri u ka ofruar partneritet institucioneve të Kosovës. Gjatë një fjalimi në Kuvendin e Kosovës zoti Holkeri ka propozuar edhe një takim të përbashkët, duke theksuar se dhuna e fundit nuk ka qenë vepër e një shoqërie të tërë, por punë e një grupi të vogël njerëzish që kanë dashur të vënë një barrierë për hyrjen e Kosovës në Evropë.
Deputetët e kanë pranuar ofertën për partneritet dhe kanë dënuar dhunën e marsit. Ata njëkohësisht kanë thënë se trazirat kanë nxjerrë në shesh, ndonëse në mënyrë agresive, shumë probleme ekzistuese në Kosovë. Deputetët kanë kërkuar edhe ridefinimin e raporteve ndëmjet UNMIK-ut dhe institucioneve të Kosovës.
XS
SM
MD
LG