Ndërlidhjet

TOKIO


Qindra demonstrues kanë kërkuar sot nga kryeministri i Japonisë, Koizumi tërheqjen e forcave nga Iraku. Thirrja ka pasuar kidnapimin e tre japonezëve nga militantët irakienë, të cilët janë kërcënuar se do t'i vrasin të tri pengjet, nëse brenda tri ditësh Japonia nuk tërheq forcat nga Iraku. Mirëpo, qeveria japoneze ka thënë se nuk e ka ndërmend të përmbushë kërkesat e rrëmbyesve. "Forcat tona të mbrojtjes po i ofrojnë popullit të Irakut ndihmë humanitare dhe në rindërtim, prandaj nuk ka arsye për tërheqje", ka thënë shefi i kabinetit të qeverisë japoneze, Yasuo Fukuda.
XS
SM
MD
LG