Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Condoleeza Rice, këshilltare për siguri kombëtare e presidentit Bush, gjatë një dëshmie publike para komisionit që po heton sulmet e 11 shtatorit ka thënë se nuk ka asnjë aksion që do të mund ta ndërmerrt qeveria amerikane për të penguar këto sulme. Ajo ka thënë se shërbimet e zbulimit kishin ofruar informacione se një sulm i madh kundër Amerikës mund të ndodhte, por nuk kishte indikacione se kur dhe si do të kryhej një sulm i tillë. "Kërcënimi që thuhet ta kemi marrë në pranverë dhe në verë të vitit 2001 nuk përcaktonte as kohën, as vendin dhe as mënyrën e sulmit", ka thënë Condoleeza Rice, duke mohuar kritikat se Bush nuk ishte i përqendruar në kërcënimet e Al-Aidas. Më pas, komisioni e ka pyetur për tri orë me dyer të mbyllura ish-presidentin Bill Clinton.
XS
SM
MD
LG