Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Gjenerali amerikan, Mark Kimmitt ka thënë sot se milicia e liderit shiit Moqtada al-Sadr ka kontroll të pjesërishëm në qytetet e Irakut, Naxhaf, Qerbela dhe Kut. Por, ai është shprehur se pret që forcat amerikane deri nesër në mëngjes do ta rimarrin kontrollin në qytetin Kut. Gjenerali Kimmitt, mëtutje ka thënë:
-Në këtë pikë vlerësimi ynë është se operacionet ofensive po zhvillohen mirë. Ne presim se do të jemi në gjendje ta rimarrin kontrollin në çdo ndërtesë qeveritare irakiane, që gjatë ditëve të fundit ishin okupuar nga milicia e al-Sadrit.

Më herët gjatë ditës, administratori amerikan i Irakut, Paul Bremer tha se forcat e Shteteve të Bashkuara i kishin suspenduar operacionet ushtarake në qytetin Falluxha, që ishte arenë e luftimeve të ashpra gjatë ditëve të fundit, me qëllim që të lehtësohej depërtimi i ndihmave humanitare dhe që eventualisht të bisedohej me kryengritësit. Ishte e paqartë se a kanë vazhduar operacionet ushtarake më vonë gjatë ditës.
XS
SM
MD
LG