Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtëpia e Bardhë ndoshta do ta publikoj një memorandum që i kishte ardhur presidentit George Bush nga agjencitë e zbulimeve vetëm disa javë para sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001, ka thënë sot zyrtari Dan Barlett. Komisioni i cili po i heton këto sulme, ka kërkuar që ky memorandum të bëhet publik pasi këshilltarja për siguri kombëtare Condoleezza Rice i tha dje komisionit se dokumenti "Bin Ladeni i përkushtuar për të sulmuar në Shtetet e Bashkuara" ishte kërkuar nga zoti Bush. Zyrtari për komunikime i Shtëpisë së Bardhë, Dan Barlett ka thënë se "shpresojmë se dokumenti do të përgatitet për publikim dhe se populli amerikan do ta sheh se çka ka ditur presidenti Bush në atë kohë".
XS
SM
MD
LG