Ndërlidhjet

BAGDAD


Këshilli qeverisës i Irakut, i emëruar nga Shtetet e Bashkuara ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të zjarrit anembanë Irakut e posaçërisht ndërprerjen e operacionit ushtarak amerikan në qytetin Fallujah, ku janë vrarë rreth 400 irakienë.
Një nga anëtarët e këshillit qeverisës, Adnan Pachachi e quajti ofensivën amerikanë të paligjshme. "Ne i dënojmë operacionet ushtarake amerikane në Fallujah, pasi ato janë në fakt një dënim kolektiv i banorëve të Fallujas", tha Pachachi. Ushtria amerikane ka njoftuar se dy ushtarë të saj janë vrarë bashkë me drejtuesin irakien të automjetit, duke e ngritur në 45 numrin e ushtarëve amerikanë të vrarë gjatë javës.
XS
SM
MD
LG