Ndërlidhjet

FALLUJAH


Armëpushimi ndërmjet forcave të koalicionit dhe rebelëve në Fallujah duket se po respektohet dhe qyteti ka kaluar një ditë të qetë, me gjithë ndonjë incident të izoluar.
Ndërmjetësi irakien Hatem al-Husseini ka thënë se armëpushimi është dymbëdhjetorësh, nëse forcat amerikane tërhiqen nga qyteti dhe zëvendësohen nga policia irakiene dhe Trupat e Mbrojtjes Civile irakiene. Forcat amerikane kërkojnë që rebelët të lëshojnë armët dhe të dorëzojnë vrasësit e katër civilëve amerikanë më 31 mars.
Ndërkohë burime ushtarake thanë se një helikopter Apache i forcave amerikane është qëlluar dhe është rrëzuar, në Perëndim të Bagdadit dhe që të pilotët janë vrarë.
XS
SM
MD
LG